Fiqiri Çifliku: Kamerat në shkolla nuk duhet të përdoren për të kontrolluar mësuesit



nder titull

- Advertisement5 -

Më ka rënë goja duke e thënë!

- paragrafi 1 -

Mos i mbani kamerat e punës nëpër celularë dhe mos i përdorni ato për të kontrolluar nëse mësuesi apo punonjësi ndodhet në vendin e punës.

- Advertisement - M1

Nëse janë vendosur kamera, ato duhet të shërbejnë vetëm për sigurinë e institucionit dhe jo si mjet presioni, intimidimi apo denigrimi ndaj individit.

Për më tepër, përdorimi i kamerave për monitorim të vazhdueshëm të punonjësve, jashtë qëllimit për të cilin janë instaluar, mund të përbëjë shkelje të të drejtave të privatësisë dhe të ligjit në fuqi.

Një shkollë nuk ka nevojë për kamera inteligjente për të gjurmuar nxënësit dhe mësuesit. Ajo ka nevojë për drejtim inteligjent, besim reciprok dhe përgjegjësi profesionale. Kur mungon besimi, kamerat nuk e zgjidhin problemin, vetëm e transferojnë atë nga klasa në ekran.

- Advertisement - m2

(Dhe mos harroni se çdo sistem kamerash mund të jetë objekt i sulmeve kibernetike apo hakerimit. Atëherë rreziku nuk është më vetëm cenimi i privatësisë së mësuesve dhe nxënësve, por edhe ekspozimi i pamjeve dhe të dhënave të tyre në duar të gabuara.)