Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, nga 3–12 shtator, në Tiranë



nder titull

- Advertisement5 -

Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar vjen në edicionin e tij të 14-të, nga 3–12 shtator, në Tiranë.

- paragrafi 1 -

Rreth 100 prodhime filmike, të realizuara gjatë 14 viteve të fundit, do të shfaqen në sallat e Universitetit të Arteve, Kinema Agimit dhe Piramidës.

- Advertisement - M1

Programi përfshin edhe 39 filma të gjatë artistikë, të ndarë mes veprave të kineastëve të karrierës, premierave debutuese dhe projeksioneve të posaçme jashtë konkurrimit.

Festivali i kushton hapësirë edhe filmit të shkurtër, atij të animuar dhe dokumentar.

Çmimet do të ndahen nga katër Juritë Zyrtare, Akademia e Filmit dhe Publiku.

- Advertisement - m2

Çdo mbrëmje do të nisë me shkëlqimin e Tapetit të Kuq dhe seancat fotografike.

Nga 4 shtatori, Tirana Moon, në Sheshin Nënë Tereza, do të shndërrohet në një vatër takimesh, ku regjisorë, aktorë, producentë dhe përfaqësues të institucioneve të industrisë do të mblidhen për të kremtuar dhe diskutuar të ardhmen e kinematografisë tonë.

Një program që bashkon veprat filmike, profesionistët e industrisë dhe publikun, për të promovuar kinemanë shqiptare.

Ky edicion mundësohet me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Bashkisë së Tiranës dhe Radio Televizionit Shqiptar, në partneritet me Universitetin e Arteve, Agjencinë e Industrisë Kreative, dhe organizohet nga Iceberg Communication.