Ferdane Llapashtica edhe një mandat drejtoreshë e  shkollës “Mustafë Venhari”, në Vushtrri



nder titull

- Advertisement5 -

Drejtoresha e shkollës “Mustafë Venhari” në Vushtrri, Ferdane Llapashtica, ka njoftuar se është emëruar për një mandat të ri në pozitën e drejtoreshës së kësaj shkolle.

- paragrafi 1 -

Llapashtica ka bërë të ditur se kontrata e saj është vazhduar nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, duke shprehur mirënjohje për besimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë viteve të mëparshme.

- Advertisement - M1

Në njoftimin e saj, drejtoresha ka falënderuar gjithashtu zyrtarët e Drejtorisë Komunale të Arsimit, drejtuesit e shkollave, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit për bashkëpunimin dhe mbështetjen.

Ajo ka veçuar edhe stafin e shkollës për përkrahjen gjatë sfidave të ndryshme, si dhe Inspektorët Regjionalë të Arsimit për, siç është shprehur ajo, vlerësimin korrekt dhe objektiv të punës së shkollës.

“Na priftë e mbara dhe suksese”, ka shkruar Llapashtica në përfundim të njoftimit.

- Advertisement - m2