Fakulteti i Ekonomisë mirëpriti studentët e rinj për vitin akademik 2026/2027



nder titull

- Advertisement5 -

Në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, u organizua pritja e studentëve të rinj me rastin e fillimit të vitit akademik 2026/2027, nga stafi akademik dhe administrativ i Fakultetit.

- paragrafi 1 -

🎤 Studentët e rinj i përshëndetën Prof. Driton Balaj, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Majlinda Gjelaj, Prorektore e Universitetit të Prishtinës, dhe Blerim Islami, Kryetar i Këshillit Studentor, të cilët u uruan mirëseardhje dhe shumë suksese në fillimin e rrugëtimit të tyre universitar.

- Advertisement - M1

Gjithashtu, studentët e rinj u mirëpritën nga Altin Sahiti, Kryesues i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Studentët patën mundësinë të njihen më nga afër me Fakultetin, stafin akademik dhe administrativ, si dhe me kolegët e tyre, duke shënuar kështu fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tyre akademike. 🎓📚

Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e angazhimit, përkushtimit dhe shfrytëzimit të mundësive akademike e profesionale që ofron Fakulteti, me synim përgatitjen e tyre për sfidat e së ardhmes.

- Advertisement - m2

✨ Fakulteti i Ekonomisë u uron të gjithë studentëve të rinj mirëseardhje, suksese dhe një fillim të mbarë të studimeve!