- Advertisement5 -
Gjilani tashmë ka një specialiste të re në fushën e Endokrinologjisë. Dr. Msc. Ernesa Hasani ka përfunduar me , pas një rrugëtimi të gjatë profesional të karakterizuar nga përkushtimi, sakrifica dhe këmbëngulja.
Me rastin e përfundimit të specializimit, Dr. Hasani ka shprehur mirënjohje të veçantë për Komisionin e Provimit Specialistik, mentoren e saj Dr. Mimoza Ramadani Piraj, specialistët dhe stafin e Klinikës së Endokrinologjisë, si dhe familjen dhe miqtë që e mbështetën gjatë gjithë këtij rrugëtimi.
Në veçanti, ajo ka falënderuar prindërit e saj, duke theksuar se ky sukses “mban emrin e tyre”, për të gjitha sakrificat, dashurinë dhe mbështetjen e dhënë ndër vite.

“Me mirënjohje dhe përgjegjësi, Dr. Msc. Ernesa Hasani – specialiste e Endokrinologjisë”, ka shkruar ajo.
Urime Dr. Ernesa Hasani për këtë arritje të rëndësishme dhe shumë suksese në vazhdimin e rrugëtimit profesional!