Erdhi shtatori – hapen regjistrimet në Probit Academy Kids



nder titull

- Advertisement5 -

Me afrimin e vitit të ri shkollor, Probit Academy Kids ka hapur regjistrimet për fëmijët dhe të rinjtë e moshës 7 deri në 18 vjeç, duke ofruar programe të fokusuara në teknologji dhe aftësitë digjitale.

- paragrafi 1 -

Në kuadër të programeve të akademisë, nxënësit mund të ndjekin kurse në programim, inteligjencë artificiale dhe teknologji, zhvillim të lojërave dhe robotikë, me programe të përshtatura sipas kurrikulës evropiane.

- Advertisement - M1

Sipas Probit Academy Kids, institucioni është i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe ka partneritete me MIT, Microsoft dhe Cisco. Akademia bën të ditur se deri më tani nga programet e saj kanë kaluar më shumë se 3,000 nxënës, ndërsa vetëm gjatë vitit të fundit mbi 100 prej tyre janë punësuar në kompani vendore dhe ndërkombëtare.

Për sezonin e ri të regjistrimeve, akademia ka njoftuar edhe një ofertë promocionale, me 22 për qind zbritje, duke e ulur çmimin mujor nga 45 në 35 euro.

Programet ofrohen në katër lokacione: Pejton, Rruga C, Fushë Kosovë dhe Ferizaj.

- Advertisement - m2

Të interesuarit mund të aplikojnë online ose të kontaktojnë akademinë përmes mesazheve. Vendet për regjistrim janë të kufizuara.

Aplikimi online: aplikimet.probitacademy.com

Kontakti: +383 45 899 099