Studentja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja fiton bursën “Young Cell Scheme” për të vijuar studimet në KU Leuven
Kolegji AAB ka shënuar një tjetër sukses të radhës përmes studentes sonë, Era Cina, e cila është përzgjedhur si përfituese e bursës prestigjioze “Young Cell Scheme” (Raundi XVI) për të ndjekur studimet e nivelit Master në programin Society, Law and Religion në universitetin e njohur ndërkombëtar KU Leuven në Belgjikë.
Me një profil të spikatur ndërdisiplinor në drejtësi dhe gjuhë angleze, si dhe me përvojë të pasur në sektorin e shoqërisë civile dhe të drejtave të njeriut, Era vazhdon rrugëtimin e saj akademik në një nga universitetet më të vlerësuara në Evropë.

Era shprehet se “përzgjedhja në KU Leuven përmes skemës Young Cell Scheme paraqet një hap thelbësor në përmbushjen e synimeve të mia akademike dhe profesionale”.
“Baza e fortë e njohurive dhe përvoja e fituar gjatë viteve të studimit në Kolegjin AAB kanë qenë një shtysë e rëndësishme në këtë arritje”, shtoi Era ndër të tjera.