Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësja e Shkollës së Muzikës në Gjilan, Eni Ademi, ka përfaqësuar me dinjitet Kosovën në një aktivitet artistik ndërkombëtar në Spanjë, duke dëshmuar talentin dhe përkushtimin e saj në fushën e pianos.

- paragrafi 1 -

Eni ishte e vetmja pjesëmarrëse shqiptare në këtë aktivitet, ku u prezantua me nivel të lartë interpretimi dhe përkushtim artistik, duke bërë krenarë familjen, mësuesit dhe institucionin që përfaqëson.

- Advertisement - M1

Ajo është nxënëse e profesoreshës Dafina Bajrami, nën udhëheqjen e së cilës po zhvillon talentin dhe dashurinë për muzikën.

Shkolla e Muzikës në Gjilan ka shprehur mirënjohje edhe për profesorin e akademisë Balkan Thalberg Piano, Giuseppe Devastato, për mundësitë që u ofron talenteve të rinj për të performuar në skena të ndryshme evropiane.

Rrugëtimi i Enit në muzikë shihet si një tjetër dëshmi e potencialit të të rinjve kosovarë, të cilët përmes talentit dhe punës po e përfaqësojnë vendin në skenat ndërkombëtare. /Albinfo.ch