Emrush Perçuku promovon librin e tij të parë më 5 gusht në Vushtrri



nder titull

- Advertisement5 -

Autori Emrush Perçuku do të promovojë librin e tij të parë më 5 gusht 2026, në një ceremoni që do të mbahet në ambientet e Kalasë së Qytetit në Vushtrri, duke filluar nga ora 19:00, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Lajmi është bërë i ditur nga djali i autorit, Drin Perçuku, i cili përmes një njoftimi publik ka ftuar familjarët, miqtë dhe dashamirët e librit që të marrin pjesë në këtë ngjarje të veçantë kulturore.

- Advertisement - M1

Sipas tij, libri është rezultat i shumë viteve përkushtim, reflektimi dhe dashurie për fjalën e shkruar, ndërsa prania e të ftuarve do ta bënte këtë moment edhe më të veçantë për autorin dhe familjen e tij.

Në vijim, njoftimi i plotë i Drin Perçukut:

“ME SHUMË KËNAQËSI JU FTOJMË NË PROMOVIMIN E LIBRIT TË PARË TË BABAIT TIM, EMRUSH PERÇUKU, MË 5 GUSHT 2026.

- Advertisement - m2

KY LIBËR ËSHTË FRYT I SHUMË VITEVE PËRKUSHTIM, MENDIMI DHE DASHURIE PËR FJALËN E SHKRUAR. PRANIA JUAJ DO TA BËNTE KËTË DITË EDHE MË TË VEÇANTË PËR TË DHE PËR GJITHË FAMILJEN TONË.

📅 5 GUSHT 2026
🕒 19:00
📍 KALAJA E QYTETIT, VUSHTRRI

MIRË SE VINI TË FESTOJMË SË BASHKU KËTË MOMENT TË RËNDËSISHËM!”