Vazhdojnë sukseset e të rinjve nga Skenderaj në arenën ndërkombëtare.
Emire Osaj, studente e vitit të tretë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ka përfunduar me sukses semestrin e saj akademik në qytetin e Grazit të Austrisë, në kuadër të programit prestigjioz ndërkombëtar Erasmus+.
Falë bursës së plotë të fituar përmes Universitetit të Prishtinës, Emire Osaj pati mundësinë të ndjekë studimet në një nga universitetet evropiane, duke përfaqësuar me dinjitet jo vetëm institucionin e saj arsimor, por edhe Skenderajn dhe Kosovën.
Suksesi i saj bëhet edhe më i veçantë pasi gjatë këtij semestri ajo arriti të marrë notat maksimale në të gjitha lëndët, duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe rezultate të shkëlqyera akademike.
Arritjet e Emire Osajt janë një shembull frymëzues për studentët e rinj dhe dëshmi se puna dhe angazhimi shpërblehen me suksese të rëndësishme në nivel ndërkombëtar.

