Elita Ferati nga Istogu ka shënuar një sukses të rëndësishëm akademik duke përfunduar me sukses studimet Master në Hidroteknikë, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, shkruan AlbanianEducation.net.
Në kuadër të studimeve Master, Ferati ka përgatitur temën e diplomës me titull “Analiza e Water-Energy Nexus në termocentralet e Kosovës: Vlerësimi i konsumit të ujit dhe potenciali për reduktim dhe ripërdorim”, një temë me rëndësi për sektorin e ujërave, energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.
Punimi trajton ndërlidhjen mes ujit dhe energjisë në termocentralet e Kosovës, duke u fokusuar në analizën e konsumit të ujit, si dhe në mundësitë për reduktimin dhe ripërdorimin e tij. Kjo qasje synon të kontribuojë në kuptimin më të mirë të menaxhimit të burimeve ujore dhe përdorimit më efikas të tyre në sektorin energjetik.
Elitës i urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj akademik dhe profesional, me dëshirën që njohuritë dhe puna e saj të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të fushës së hidroteknikës dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve në Kosovë.


