Ekipi i Kosovës mbërrin në Shanghai për Olimpiadën e 67-të Ndërkombëtare të Matematikës



nder titull

- Advertisement5 -

Ekipi i Kosovës ka mbërritur në Shanghai të Kinës për të marrë pjesë në Olimpiadën e 67-të Ndërkombëtare të Matematikës (IMO 2026), një nga garat më prestigjioze në botë për nxënësit e talentuar në matematikë.

- paragrafi 1 -

Ceremonia hapëse e IMO 2026 është mbajtur mbrëmë në Shanghai, ku morën pjesë delegacionet nga dhjetëra shtete, përfshirë edhe ekipin përfaqësues të Kosovës.

- Advertisement - M1

Kosovën në këtë olimpiadë e përfaqësojnë nxënësit: Ajan Hajrullahu, Lyron Celina, Parid Haxholli, Shpendi Deva, Entela Mirena dhe Enes Hoxha.

1 2

2 3

- Advertisement - m2

3 2

Ekipi udhëhiqet nga Besfort Shala në cilësinë e liderit dhe Fiton Hoxha si zëvendëslider.
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka falënderuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetjen financiare që ka mundësuar pjesëmarrjen e ekipit në këtë ngjarje ndërkombëtare, ndërsa u ka uruar suksese të gjithë garuesve në IMO 2026.
KultPlus.com