Ish-drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina, ka ndarë një lajm të gëzueshëm familjar, duke uruar nusen e djalit të tij, Egzonën, për përfundimin e studimeve në nivelin master, shkruan AlbanianEducation.net.
Sipas njoftimit të Morinës, Egzona ka diplomuar më 21 korrik 2026 në Fakultetin e Edukimit, me rezultat maksimal, duke marrë titullin “Master në Mësimdhënie Lëndore me Specializim në Lëndën e Kimisë”.
“Jemi të lumtur që sot, më 21 korrik 2026, Egzona – nusja e djalit tonë, diplomoi në nivelin master me rezultat maksimal”, ka shkruar Morina.

Ai i ka përcjellë Egzonës urimet për suksesin akademik, duke i uruar mbarësi dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj profesional.