Edion Ademi, nxënësi i dalluar që u rendit i pari në Fakultetin e Mjekësisë



nder titull

- Advertisement5 -

Edion Ademi është një nga shembujt e nxënësve që suksesin nuk e kanë ndërtuar rastësisht, por përmes punës, përkushtimit dhe këmbënguljes. Ish-nxënësi i Gjimnazit të Shkencave të Natyrës “Xhavit Ahmeti” në Gjilan ka arritur një tjetër rezultat të jashtëzakonshëm, duke u renditur i pari në listën e kandidatëve të pranuar në Fakultetin e Mjekësisë, në programin Mjekësi e Përgjithshme.

- paragrafi 1 -

Që nga ditët e shkollimit të mesëm, Ademi ishte ndër nxënësit më të dalluar të gjeneratës. Ai e përfundoi gjimnazin me sukses të shkëlqyer, me të gjitha notat pesëshe, duke dëshmuar vazhdimësi në rezultate dhe përkushtim të veçantë ndaj mësimit.

- Advertisement - M1

Talenti i tij u veçua veçanërisht në fushën e shkencave natyrore. Në garat e kimisë në nivel të Kosovës, Ademi arriti një nga sukseset më të rëndësishme për një nxënës, duke u renditur i pari në Olimpiadën e Kimisë në Kosovë.

Pas këtyre rezultateve, ai i kishte vendosur vetes një tjetër objektiv – të bëhej student i Fakultetit të Mjekësisë. Për këtë synim punoi vazhdimisht, ndërsa përkushtimi i tij u vlerësua edhe nga mësimdhënësi i kimisë, Ilir Kastrati, i cili e konsideronte Ademin ndër nxënësit më të mirë në këtë lëndë dhe besonte në suksesin e tij të mëtejshëm.

Rezultati nuk vonoi. Në konkursin për pranimin e studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, Edion Ademi jo vetëm që u pranua në programin Mjekësi e Përgjithshme, por u rendit i pari në listën e kandidatëve të pranuar.

- Advertisement - m2

Një rol të rëndësishëm në këtë sukses pati edhe lënda e tij e preferuar – kimia. Në testin pranues, Ademi iu përgjigj saktë të gjitha pyetjeve të kësaj lënde, duke arritur rezultatin maksimal prej 100 për qind.

Suksesi i tij është edhe një dëshmi e punës së përbashkët mes nxënësit, mësimdhënësve dhe shkollës. Përkrahja e mësimdhënësve dhe e drejtimit të Gjimnazit “Xhavit Ahmeti”, së bashku me talentin, punën dhe këmbënguljen e Ademit, kanë kontribuar në ndërtimin e një rrugëtimi të suksesshëm arsimor.

Tash, për Edion Ademin nis një kapitull i ri. Përpara tij është rruga drejt profesionit të mjekut – një rrugë e gjatë dhe sfiduese, por njëkohësisht një nga profesionet më fisnike.

Ëndrrat nuk mjafton vetëm t’i kesh, duhet të punosh për t’i bërë realitet”, është mesazhi i tij, i cili tashmë po e shndërron një ëndërr në realitet.

Nga nxënës i dalluar i Gjimnazit të Shkencave të Natyrës “Xhavit Ahmeti”, Edioni së shpejti do të nisë rrugëtimin e tij si student i Mjekësisë – me të njëjtin synim që e ka shoqëruar deri tani: të jetë ndër më të mirët.

Burimi: Kryelajmi.com