Nxënësi i Shkollës Finlandeze në Prishtinë, Aaron Pira, ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur Shkolla Finlandeze, e cila ka shprehur ngushëllime për familjen Pira dhe komunitetin e shkollës.
Edhe babai i Aaronit, Xheladin Pira, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të të birit.
“Ah more bir, po q’ma theve loqken e zemrës. Dje në Prishtinë, në vendin ku e deshti më së shumti, ndërroi jetë djali im Aaron Pira”, ka shkruar Pira.