Dritan Bekteshi emërohet drejtor i ri i shkollës më të vjetër shqipe në rajonin e Kërçovës



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla Fillore Komunale “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, nga fshati Sërbicë një nga institucionet më të vjetra të arsimit në gjuhën shqipe në rajonin e Kërçovës, do të udhëhiqet nga drejtori i ri, Dritan Bekteshi.

- paragrafi 1 -

Me përfundimin e mandatit katërvjeçar, ish-drejtoresha Shkëlqime Bekteshi falënderoi stafin arsimor, nxënësit, prindërit, institucionet bashkëpunuese, Komunën e Kërçovës dhe ish-kryetarin Fatmir Dehari për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

- Advertisement - M1

Ajo vlerësoi sukseset e arritura në procesin edukativo-arsimor, garat shkollore dhe aktivitetet kulturore, ndërsa i uroi Dritan Bekteshit suksese në detyrën e re, duke shprehur besimin se shkolla do të vazhdojë të ecë në rrugën e cilësisë, përkushtimit dhe zhvillimit në shërbim të nxënësve.

742405969 1782548509785772 406449762052377271 n

743966003 2827488177679400 3813712072807858971 n