Drejtori Visar Osmani: Shkolla “Emin Duraku” përgatitet për një vit të ri shkollor me projekte dhe synime të reja



nder titull

- Advertisement5 -

Drejtori i shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë, Visar Osmani, ka ndarë përmes një postimi përvojën e tij nga pjesëmarrja në emisionin e mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ku ka folur për punën dhe të arriturat e shkollës.

- paragrafi 1 -

Në fokus të bisedës ishin sukseset e shkollës “Emin Duraku”, puna e zhvilluar ndër vite, si dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

- Advertisement - M1

Osmani ka bërë të ditur se shkolla po hyn në vitin e ri shkollor me energji të reja, projekte dhe synime të reja, duke theksuar punën e vazhdueshme për zhvillimin e saj.

Ai ka vlerësuar gjithashtu mbështetjen e mediave dhe gazetarëve në promovimin e aktiviteteve, projekteve dhe sukseseve të shkollës.

“Kam pasur gjithmonë fatin të kem pranë vetes miq të shumtë në media, të cilët e kanë përcjellë, promovuar dhe mbështetur me shumë profesionalizëm punën e shkollës sonë”, ka shkruar Osmani.

- Advertisement - m2

Drejtori i “Emin Durakut” ka shprehur mirënjohje të veçantë për RTK-në, mediat dhe gazetarët për hapësirën e dhënë për të pasqyruar punën dhe rezultatet e shkollës.

Në fund, Osmani ka përcjellë një mesazh optimist për të ardhmen e shkollës: “Sukseset nuk do të ndalen!”