Drejtori i shkollës“Jetullah Islami” në Dyz, Rrahmon Bulliqi, ka uruar nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027.
Në urimin e tij, drejtori ka theksuar se në shkollë janë përfunduar përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit mësimor, duke përfshirë pastrimin e objektit shkollor dhe hapësirave të jashtme, si dhe dezinfektimin e ambienteve.
Sipas tij, këto përgatitje kanë për qëllim krijimin e një ambienti të pastër, të rregullt dhe të përshtatshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Në urimin e tij, drejtori ka falënderuar edhe kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqi, dhe drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, për mbështetjen dhe kontributin në krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit.
“Ju urojmë një vit të mbarë, me shumë dije, suksese dhe arritje të reja”, thuhet në urimin drejtuar nxënësve.
Viti i ri shkollor 2026/2027 nis më 1 shtator.