Drejtori Maliq Fetahu: Një javë pa ditarë në shkollë



nder titull

- Advertisement5 -

A MUND T’I THEMI KËTIJ NJË FILLIM VITI SHKOLLOR?!

- paragrafi 1 -

Një javë nga fillimi i vitit të ri shkollor dhe situata në arsim vazhdon të jetë larg asaj që do të duhej të ishte.

- Advertisement - M1

LIBRAT SHKOLLORË – MUNGojnë!

Si mund të zhvillohet një proces normal mësimor kur nxënësit ende nuk i kanë të gjitha tekstet shkollore? Mësimdhënësit përballen çdo ditë me pyetjen: “Kur do t’i marrim librat?” Dhe përgjigjja vazhdon të mungojë.

SUBVENCIONIMET – TË VONUARA!

- Advertisement - m2

Prindërit janë lënë të presin dhe të përballen me pasiguri. Në vend që mbështetja të jetë në kohë, ajo vjen me vonesa dhe pa një organizim të qartë.

DITARËT – NJË JAVË PA DITARË!

Edhe pas një jave mësim, shkollat vazhdojnë të presin ditarët. Si kërkohet evidencë, përgjegjësi dhe dokumentacion korrekt nga mësimdhënësit, kur mjetet bazë të punës nuk sigurohen me kohë?

PËRGATITJET PËR VITIN SHKOLLOR – KU ISHIN?

Fillimi i vitit shkollor nuk është befasi. Data dihet shumë muaj më parë. Pse çdo vit përsëriten të njëjtat probleme? Pse institucionet reagojnë vetëm pasi shkollat përballen me mungesa?

MËSIMDHËNËSIT – PËRSËRI NË VIJËN E PARË!

Ata përpiqen të mbajnë procesin mësimor në këmbë, të organizojnë nxënësit, të përgatisin mësimin dhe të plotësojnë boshllëqet që nuk janë përgjegjësi e tyre.

PRINDËRIT – PËRSËRI TË NGARKUAR!

Prindërit paguajnë, presin, kërkojnë informacione dhe përballen me paqartësi për gjërat që duhej të ishin të zgjidhura para se të hapej dera e shkollës.

DHE NXËNËSIT?

Nxënësit nuk janë numra në statistika. Ata janë fëmijë që kanë të drejtë për një arsim cilësor, të organizuar dhe të barabartë.

Nuk mjafton të thuhet se “viti shkollor filloi”. Fillimi i vitit nuk matet me hapjen e dyerve të shkollës, por me atë se sa të përgatitura janë shkollat për ta zhvilluar mësimin siç duhet.

Një javë kaloi pa libra të mjaftueshëm, me subvencionime të vonuara dhe pa ditarë.

Kjo nuk është thjesht një vonesë administrative. Kjo është mungesë e planifikimit dhe përgjegjësisë institucionale.

Arsimi nuk mund të menaxhohet me improvizime!

MAShTI dhe institucionet përgjegjëse duhet të japin përgjigje konkrete:

Pse u vonuan librat?

Pse u vonuan subvencionimet?

Pse shkollat mbetën pa ditarë?

Dhe kush mban përgjegjësi për këtë fillim të çrregullt të vitit shkollor?

Nxënësit nuk duhet të presin.

Mësimdhënësit nuk duhet të improvizojnë.

Prindërit nuk duhet të mbajnë barrën e paaftësisë institucionale.

Arsimi kërkon përgjegjësi, jo arsyetime!