Drejtori i shkollës “Shotë Galica”, Endrit Berisha uron nxënësit dhe stafin për fillimin e vitit të ri shkollor



nder titull

- Advertisement5 -

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/27, drejtori i shkollës “Shotë Galica” në Abri-Tërdec, Endrit Berisha, ka përcjellë urime për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit e shkollës.

- paragrafi 1 -

Në mesazhin e tij, Berisha ka uruar që viti i ri shkollor të jetë i mbarë, i suksesshëm dhe i karakterizuar nga arritje të reja në procesin edukativo-arsimor.

- Advertisement - M1

“Uroj që çdo ditë e këtij viti të sjellë dije të reja, përkushtim, bashkëpunim dhe hapa të sigurt drejt së ardhmes”, ka thënë ai.

Drejtori Berisha ka theksuar rëndësinë e arsimit në ndërtimin e së ardhmes së nxënësve dhe të shoqërisë në përgjithësi.

“Arsimi nuk ndërton vetëm të ardhmen e nxënësve, por ndërton të ardhmen e shoqërisë”, thuhet në urimin e tij.

- Advertisement - m2

Ai ka bërë thirrje që viti i ri shkollor të nisë me besim, përgjegjësi dhe vullnet për të arritur rezultate sa më të mira.

Në fund, Berisha u ka uruar nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve suksese dhe një vit të mbarë shkollor 2026/27.