Një histori suksesi nga shkollës “Nefit Jusufi” në Skorobisht ka tërhequr vëmendjen pas një mesazhi të publikuar nga drejtori i shkollës, Renis Jusufi.
Ai bëri të ditur se ka plotësuar dëftesën duplikat të një ish-nxënëseje, e lindur më 12 tetor 1984, e cila gjatë gjithë shkollimit të saj në këtë institucion, nga klasa e parë deri në klasën e tetë, kishte arritur sukses të shkëlqyer me të gjitha notat 5, shkruan AlbanianEducation.net.
Sipas drejtorit, ish-nxënësja sot ushtron profesionin e infermieres dhe i shërben komunitetit me përkushtim, duke dëshmuar se puna, dija dhe angazhimi i vazhdueshëm japin rezultate edhe shumë vite pas përfundimit të shkollimit.
“Për ne, këto janë histori që nderojnë shkollën tonë dhe dëshmojnë se puna, dija dhe përkushtimi lënë gjurmë të përhershme”, ka theksuar drejtori në mesazhin e tij.

Ky rast vlerësohet si një shembull i ndikimit afatgjatë që arsimi dhe përkushtimi gjatë viteve të shkollimit mund të kenë në jetën profesionale dhe shërbimin ndaj shoqërisë.