Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, ka zhvilluar gjatë tri ditëve të fundit vizita në katër institucione arsimore të kryeqytetit, ku është pritur nga drejtueset e shkollave dhe stafi arsimor, shkruan AlbanianEducation.
Elshani ka vizituar shkollat “Meto Bajraktari”, “Elena Gjika”, “Nazim Gafurri”, dhe “Shkolla e Gjelbër”, me ç’rast është njohur nga afër me punën, të arriturat dhe sfidat me të cilat përballen këto shkolla në fillim të vitit të ri shkollor 2026/2027.
Gjatë vizitave është diskutuar për nevojat e institucioneve arsimore, organizimin e procesit mësimor, zbatimin e mësimit tërëditor, investimet dhe projektet e realizuara, si dhe për angazhimin e stafit në funksion të krijimit të një mjedisi sa më të përshtatshëm për nxënësit.




Sipas njoftimeve të shkollave, këto vizita kanë shërbyer për komunikim të drejtpërdrejtë mes institucioneve arsimore dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit, si dhe për identifikimin nga afër të nevojave dhe sfidave në terren.