Drejtoresha Valbona Hoti: Prindër ejani në shkollë, pyetni për fëmijët tuaj



nder titull

- Advertisement5 -

Drejtoresha e shkollës “Katër Dëshmorët” në Ratkoc të Rahovecit, Valbone Hoti, u ka bërë thirrje prindërve që të jenë më të pranishëm në jetën shkollore dhe të interesohen vazhdimisht për fëmijët e tyre.

- paragrafi 1 -

Në një mesazh drejtuar prindërve, ajo thekson rëndësinë e komunikimit mes familjes dhe shkollës, duke kërkuar që prindërit të mos presin vetëm rezultatet apo problemet për t’u interesuar për fëmijët.

- Advertisement - M1

Hoti ka bërë të ditur se dera e shkollës është e hapur për prindërit, ndërsa kujdestarët e klasave dhe mësimdhënësit janë të gatshëm për bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm.

Postimi i saj:

TË DASHUR PRINDËR, JU JENI TË MIRËSEARDHUR NË SHKOLLË.

- Advertisement - m2

Ju lutem, ejani në shkollë. Pyetni për fëmijët tuaj. Interesohuni për ta për mësimet, sjelljen, shoqërinë, sukseset, vështirësitë, por mbi të gjitha, për atë se si ndihen dhe çfarë po përjetojnë.

Mos prisni deri në fund.

Mos prisni vetëm dëftesën, notën apo një problem që të shfaqet, për të pyetur: “Si është fëmija im?”

Fëmijët kanë nevojë ta ndiejnë se pas tyre qëndrojnë prindër që kujdesen, që pyesin, që dëgjojnë dhe që janë të pranishëm.

Zyra ime është e hapur për ju.

Por jo vetëm zyra ime edhe kujdestarët e klasave dhe mësimdhënësit janë të gatshëm t’ju përgjigjen, t’ju dëgjojnë dhe të bashkëpunojnë me ju në çdo kohë.

Sepse shkolla dhe familja nuk duhet të ecin veçmas. Kur prindi dhe mësuesi bashkohen për të mirën e fëmijës, ai ndihet më i sigurt, më i mbështetur dhe më i vlerësuar.

Asnjë prind nuk dëshiron ta shohë fëmijën e tij të humbur në rrugë të gabuar. Por dua t’ju them edhe diçka nga zemra: as ne, si shkollë, nuk duam t’i shohim fëmijët tuaj të humbur, të larguar nga rruga e duhur apo duke bërë sjellje të pahijshme, qoftë në shkollë apo jashtë saj.

Ne duam t’i shohim fëmijët tuaj të rriten me edukatë, respekt, përgjegjësi dhe vlera. Por këtë nuk mund ta bëjë vetëm shkolla. Fëmija ka nevojë për ju në shtëpi dhe për ne në shkollë.

Prandaj, ju lutem, mos i lini fëmijët pa vëmendjen, bisedën, përkrahjen dhe dashurinë që u nevojitet.

Mos lejoni që mungesa e interesimit të bëhet arsye që fëmija juaj të largohet nga rruga e duhur.

Fëmijët kanë nevojë ta dinë se dikush po i sheh, po i dëgjon dhe po kujdeset për ta.

Pyetini:

Ku ishe? Me kë ishe? Si kalove sot?

Mos i lini fëmijët të rriten duke menduar se prindërit kanë kohë për gjithçka, përveç tyre.
Një fëmijë nuk humbet brenda një dite. Shpesh, largohet pak nga pak, kur askush nuk e pyet, nuk e dëgjon dhe nuk e vëren.
Le të jemi bashkë prindër dhe shkollë për t’i mbrojtur fëmijët tanë, për t’i dëgjuar dhe për t’u treguar rrugën e duhur.
Mos e lini për nesër interesimin që fëmija juaj ka nevojë ta ndiejë sot.
Dera e shkollës sonë është e hapur. Ju presim!
Me respekt,
Valbone Hoti
Drejtoreshë e shkollës