Drejtoresha e shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj, Sueda Jusufi, ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027.
Në mesazhin e saj, ajo ka theksuar rëndësinë e vullnetit, përkushtimit dhe bashkëpunimit në rrugën e dijes.
Jusufi ka thënë se shkolla do të vazhdojë të punojë për krijimin e një mjedisi të sigurt, gjithëpërfshirës dhe cilësor, ku çdo nxënës ndihet i vlerësuar dhe i mbështetur.
Postimi:
MIRË SE VINI në vitin e ri shkollor 1 Shtator 2026/2027!
Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe prindër,
Me fillimin e një viti të ri shkollor, dyert e shkollës sonë hapen sërish me energji të re, me ëndrra, synime dhe mundësi të reja për të mësuar e për t’u zhvilluar.
Nxënësve u dëshiroj shumë vullnet dhe këmbëngulje në rrugën e dijes, mësimdhënësve përkushtim dhe frymëzim, ndërsa prindërve bashkëpunim të vazhdueshëm me shkollën.
Si shkollë, do të vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi dhe përkushtim për një mjedis të sigurt, gjithëpërfshirës dhe cilësor, ku çdo nxënës ndihet i vlerësuar, i mbështetur dhe i motivuar për të arritur më të mirën e tij.
Le ta nisim së bashku këtë kapitull të ri me besim, pozitivitet dhe dëshirë për të bërë çdo ditë diçka më mirë se dje.
Suksese dhe mbarësi për të gjithë!
Gëzuar fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027!
Me respekt,
Drejtoresha e SHFMU “Tefik Çanga” Ferizaj
Sueda Jusufi
Zv.Drejtoresha e SHFMU “Tefik Çanga” Ferizaj
Donika Rexhepi