Në kuadër të angazhimeve për përmirësimin e kushteve për nxënës dhe mësimdhënës, ka nisur procesi i lyerjes së hapësirave të brendshme në dy shkolla të Komunës së Prizrenit.
Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka bërë të ditur se po vazhdon puna në SHFMU “Hysni Temaj” në Kushnin dhe SHFMU “Zef Lush Marku” në Velezhë, shkruan AlbanianEducation.net.
Ajo, përmes një postimi publik, ka theksuar se përkushtimi i institucioneve duhet të matet me rezultate konkrete dhe jo vetëm me fjalë.
“Derisa dikush numëron fjalët, ne numërojmë rezultatet”, ka shkruar Veselaj-Gutaj, duke nënvizuar rëndësinë e investimeve në përmirësimin e mjediseve shkollore.