Drejtoresha Kreshnike Kabashi: Shtatori sjell pikënisje dhe synime të reja



nder titull

- Advertisement5 -

Shtatori shënon rikthimin në angazhime të reja, vendosjen e synimeve dhe nisjen e një kapitulli të ri në institucionet arsimore. Kështu është shprehur Kreshnike Kabashi, drejtoreshë e shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, e cila përmes një mesazhi ka uruar një fillim të mbarë të muajit, duke vënë theksin te puna, përkushtimi dhe bashkëpunimi, shkruan AlbanianEducation.

- paragrafi 1 -

Kabashi e ka cilësuar shtatorin si një muaj të pikënisjeve dhe synimeve të reja, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit për të arritur objektivat e vendosura.

- Advertisement - M1

“Shtatori, muaji i pikënisjeve, i synimeve dhe i hapave që na afrojnë drejt asaj që duam të ndërtojmë”, ka shkruar Kabashi.

Ajo ka theksuar se ky muaj rikthen vëmendjen te puna, angazhimi dhe përgjegjësia për të dhënë më të mirën.

Sipas saj, çdo shtator paraqet një mundësi për të parë përpara me vizion, për të punuar me përkushtim dhe për të forcuar bashkëpunimin.

- Advertisement - m2

“Le ta nisim këtë kapitull me energji, besim dhe synime të qarta, sepse çdo hap i madh nis nga një vendim i vogël për të ecur përpara”, ka përfunduar drejtoresha Kabashi.

798079484 10234658202740685 3736588611943228702 n