Drejtoresha Ardita Brahimi Idrizi: Mos ta bëjmë ditarin problem, ta bëjmë cilësinë prioritet



nder titull

- Advertisement5 -

MOS E BËJMË DITARIN PROBLEM TA BËJMË CILËSINË PRIORITET!

- paragrafi 1 -

NXËNËSI NUK E MËSON DITARIN, AI E MËSON, NDJEN MËSIMIN!

- Advertisement - M1

LE TË SHKRUAJMË MË PAK SHQETËSIM DHE TË NDËRTOJMË MË SHUMË CILËSI NË ARSIM!
DITARI PLOTËSOHET ME SHKRIM, POR PROFESIONALIZMI NDËRTOHET ME PUNË

Para se të flasim për ditarët, le ta kujtojmë pak se çfarë kanë përdorur njerëzit për të shkruar dhe për të dokumentuar punën e tyre para se të ekzistonte letra. Është shkruar në gurë, pllaka balte, papirus, pergamenë e më vonë në letër. Pra, mjeti i shkrimit ka ndryshuar ndër shekuj, por ajo që ka mbetur e pandryshuar është dija, mendimi dhe përgatitja e njeriut që e përdor atë mjet.

Mos e bëni alarmante çështjen se “ditarët nuk janë bërë ende”. Një mësimdhënës i mirë, edhe pa i pasur të shkruara në letër të gjitha detajet, e ka në mendje rrjedhën e një ore mësimore. Ditari është një mjet pune dhe dokumentimi; ai nuk mund të jetë zëvendësim i përgatitjes profesionale.

- Advertisement - m2

Orientimi kryesor është mendja dhe profesionalizmi ynë, jo vetëm një dokument fizik.
Prandaj, të mos i hiperbolizojmë gjërat dhe të mos e paraqesim mungesën e një ditari të përfunduar si katastrofë. Ajo që duhet të na shqetësojë realisht është cilësia e mësimit dhe përgatitja jonë profesionale

Prandaj, ju lutem, mos u merrni vetëm me mangësitë e sistemit. Le të nisemi edhe nga vetja jonë.

Pse nuk e pyesni veten ndonjëherë: pse paguhem duke qëndruar në shtëpi, 20 orë shtesë pa kontribuar asgjë në institucione shtetërore

Problemi nuk është ditari.

Problemi është kur ditari plotësohet, por ora mësimore nuk përgatitet.

Problemi është kur dokumenti është në rregull, por cilësia mungon në klasë.

Problemi jemi ne, nëse e kemi lejuar veten që profesionalizmin ta zëvendësojmë me formalitet.

Edhe sot, dokumentacioni është shumë i rëndësishëm, por nuk duhet të harrojmë se një dokument është pasqyrim i punës sonë dhe jo zëvendësim i saj.

Fletën për shënimin e orëve mësimore e keni të përgatitur. Ju lutem, printojeni dhe shënojini orët, të paktën si orientim, në mënyrë që ta kemi një pasqyrë sa më të qartë të punës sonë.

Mendoj se nuk ka nevojë që çështjen e ditarëve ta shohim me shqetësim të madh vetëm pse ende nuk janë plotësuar të gjitha. Një mësimdhënës i mirë, edhe kur dokumentacioni nuk është përfunduar tërësisht, e ka të qartë rrjedhën dhe përmbajtjen e orës mësimore.

Në fund të fundit, orientimi ynë kryesor është përgatitja profesionale dhe puna me nxënësit, ndërsa ditari është një mjet i rëndësishëm për dokumentimin e kësaj pune.

Prandaj, le ta shohim këtë çështje me qetësi dhe pa e komplikuar më shumë seç është. Ajo që ka më shumë rëndësi është që puna jonë të jetë e organizuar, e planifikuar dhe në funksion të cilësisë së mësimdhënies.

Po shkojmë drejt një viti me 184 ditë pune, dhe besoj se secili prej nesh e kupton përgjegjësinë që mbart profesioni i mësimdhënësit. Edhe angazhimi në orët shtesë duhet të shoqërohet me përkushtim, përgatitje dhe përgjegjësi profesionale.

Në këtë drejtim, do të ishte mirë që të kemi gjithmonë një qasje autokritike dhe reflektuese ndaj punës sonë. Të shohim jo vetëm çfarë mund të përmirësohet në sistem, por edhe çfarë mund të bëjmë ne, si mësimdhënës, për ta ngritur cilësinë e punës sonë.

Sepse, në fund të fundit, ditari është vetëm një pjesë e punës sonë. Thelbi është ajo që ndodh në klasë: përgatitja, komunikimi me nxënësit, puna dhe rezultatet e tyre.

Prandaj, le të kujdesemi për dokumentacionin, por mbi të gjitha të kujdesemi për cilësinë dhe profesionalizmin në mësimdhënie.

Nëse ju duhen edhe faqet e tjera të ditarit, ju lutem më tregoni dhe jua sjell të gatshme për printim.

Suksese dhe shumë përkushtim në punën tuaj!