Donjet Bislimi nga Mitrovica merr titullin doktor shkence në Bratisllavë



nder titull

- Advertisement5 -

Pas një rrugëtimi të gjatë akademik dhe profesional, mjeku Donjet Bislimi ka mbrojtur me sukses temën e doktoratës në Universitetin “Comenius” të Bratisllavës, duke fituar titullin Doktor i Shkencave.

- paragrafi 1 -

Bislimi bëri të ditur se rrugëtimi i tij akademik përfshiu gjashtë vite studime në Fakultetin e Mjekësisë, katër vite specializim në Shëndetësi Publike, dy vite trajnim në Epidemiologji të Terrenit dhe katër vite studime doktorale.

- Advertisement - M1

“Një kapitull i rëndësishëm përmbyllet sot dhe misioni vazhdon”, ka shkruar Bislimi, duke ia dedikuar këtë arritje familjes së tij, të cilën e cilësoi si mbështetjen e tij në çdo hap.

Ai theksoi gjithashtu përkushtimin për të vazhduar shërbimin ndaj vendit dhe qytetarëve, të cilëve u shërben tash e 10 vite.

“Faleminderit Zot, më bëj të vyefshëm për popullin tim dhe shembull për djalin tim”, ka shkruar ai.

- Advertisement - m2

Donjet Bislimi mban titullin Dr. Donjet Bislimi, MD, PhD, dhe është specialist i Shëndetësisë Publike.