Nga mësuesja Mimoza Rexhvelaj
E gjeta sot, pas njëzet vitesh këtë poezinë, mes disa letrave të harruara…
Po mendoja se disa fjalë nuk plaken kurrë!
Shpirt i shenjtë
Mos më gjyko
nga banaliteti i njerëzve.
Ata s’e njohin shpirtin tim…
i gënjen pasqyra.
Gurët s’kanë shans
ta prekin diamantin,
as me mend.
Mund të më shikosh të zhveshur,
në trajtën e një alieni…
Më beso!
Ta kam thënë:
gënjeshtra dhe tradhtia
s’kanë rrënjë.
Paragjykime idiote.
Fanatizmi lundron
në injorancë.
Gjithçka s’mund ta kesh,
por unë s’heq dorë
nga shenjtërimi.
SHPIRT I SHENJTË!