Tringa Berisha ka kurorëzuar me sukses një etapë të rëndësishme të jetës së saj, duke diplomuar dhe duke shënuar një arritje të veçantë në rrugëtimin akademik.
Ky moment u shoqërua edhe me urime nga familjarë dhe të afërm. Ndër ta ishte edhe këngëtarja Mihrije Braha, e cila publikisht shprehu krenarinë dhe vlerësimin e saj për suksesin e Tringës, duke e përgëzuar për përkushtimin dhe punën e bërë deri në diplomim.
Pas këtij suksesi, edhe vetë Tringa ndau një mesazh me ndjekësit, duke theksuar se diplomimi nuk përfaqëson fundin e synimeve të saj, por nisjen e një kapitulli të ri.
“Sapo ka filluar”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se synon të vazhdojë zhvillimin profesional dhe të arrijë suksese të tjera në të ardhmen.

