Me pikëllim është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të mësuesit Mejdi Ramiqi, i cili për shumë vite ishte pjesë e kolektivit të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Dituria” në Dardani.
Përmes një njoftimi, drejtoria dhe kolektivi i shkollës kanë shprehur dhimbjen për humbjen e ish-kolegut të tyre, duke e kujtuar Ramiqin për përkushtimin, përgjegjësinë dhe korrektësinë e treguar gjatë punës së tij në fushën e arsimit.
“Drejtoria dhe kolektivi i shkollës sonë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ramiqi, të afërmit dhe të gjithë miqtë e të ndjerit”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Nga shkolla kanë theksuar se vdekja e tij përbën një humbje të madhe për familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të shkollës “Dituria”.