Brezi 2001 i Gjimnazit “Lasgush Poradeci” në Kijevë feston 25-vjetorin e diplomimit



nder titull

- Advertisement5 -

Ish-maturantët e Gjimnazit “Lasgush Poradeci”, në Kijevë brezi i vitit 2001, janë mbledhur sonte për të shënuar 25-vjetorin e diplomimit dhe për të rikujtuar vitet e kaluara së bashku në bankat e shkollës.

- paragrafi 1 -

Ritakimi nisi në oborrin e gjimnazit, ku ish-nxënësit u përshëndetën mes vete dhe realizuan fotografi të përbashkëta. Më pas, ata u rikthyen në klasat ku kishin kaluar vitet e gjimnazit, së bashku me ish-kujdestarët dhe profesorët e tyre.

- Advertisement - M1

Gjatë këtij rikthimi simbolik, u zhvillua edhe një orë bashkëbisedimi, ku u ndanë kujtime, emocione dhe momente nga periudha e shkollimit.

Pas aktiviteteve në shkollë, ish-maturantët vazhduan festën në një atmosferë festive, me drekë, muzikë, fotografi dhe bashkëbisedime, duke kujtuar shoqërinë dhe momentet e veçanta të brezit të tyre.

Takimi shënoi një çerek shekulli nga përfundimi i shkollës së mesme dhe u shndërrua në një mundësi për të rikthyer kujtimet e rinisë, për të takuar sërish shokët, shoqet dhe profesorët, si dhe për të krijuar kujtime të reja së bashku.

- Advertisement - m2

Një natë e veçantë për brezin 2001, që pas 25 vitesh u rikthye aty ku nisi një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të tyre.