Bleona Morina nga Ratkoci merr titullin Doktoreshë e Mjekësisë



nder titull

- Advertisement5 -

Një tjetër sukses i një të reje nga fshati Ratkoc i Rahovecit është bërë shkak për krenari në komunitetin lokal.

- paragrafi 1 -

Bleona Rexhë Morina ka përfunduar studimet gjashtëvjeçare në Universitetin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut, duke u diplomuar me titullin Doktoreshë e Mjekësisë së Përgjithshme, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Sipas njoftimit të komunitetit të Ratkocit, Bleona është vajza e mjekut Rexh Morina, i cili gjatë luftës në Kosovë ka shërbyer si mjek ushtarak dhe më pas ka vazhduar veprimtarinë e tij në shërbim të pacientëve.

Në njoftim theksohet se Bleona, e lindur dhe e rritur në Ratkoc, tashmë po nis një kapitull të ri profesional në fushën e mjekësisë, duke vazhduar edhe një traditë familjare në këtë profesion.

Komuniteti i fshatit Ratkoc e ka uruar Bleonën për arritjen, duke shprehur besimin se ajo do t’i shërbejë komunitetit me përkushtim dhe profesionalizëm.

- Advertisement - m2

808763704 1421259109902714 7539913355684193995 n