Besfort Shala përfundon doktoratën në matematikë në Universitetin e Bristolit



nder titull

- Advertisement5 -

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka bërë të ditur se Besfort Shala ka përfunduar me sukses doktoratën në shkollën e matematikës të Universitetit të Bristolit, në Angli, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shoqata njofton se pas studimeve të masterit në Universitetin e Oksfordit, Besforti ka vijuar sudimet doktorale në Universitetin e Bristolit, duke e kurorëzuar atë me një arritje të rëndësishme, që gëzon mbarë komunitetin matematikor të Kosovës.

- Advertisement - M1

Tutje në njoftim thuhet se hulumtimi i tij i doktoratës ndërthur teorinë e numrave me teorinë e probabilitetit.

“Shumë probleme të njohura të hapura, si Hipoteza e Riemann-it dhe ekzistenca e pafundësisht çifteve të numrave të thjeshtë binjakë, lidhen me studimin e shumave të funksioneve multiplikative”.

Shoqata më tej njofton se puna e Besfortit trajton analogji probabilistike të këtyre problemeve, duke u përqendruar në vlerësimin dhe shpërndarjen e shumave të funksioneve multiplikative të rastësishme.

- Advertisement - m2

“Përtej këtyre analogjive, metodat probabilistike të përdorura në kërkimin e tij kanë sjellë edhe rezultate konkrete, përfshirë një rezultat rekord në problemin e ekzistencës së polinomeve me masë të madhe të Mahler-it. Kontributet e tij në këtë fushë janë botuar në revista shkencore ndërkombëtare me reputacion të lartë, ndër të cilat edhe Transactions of the American Mathematical Society”.

“Krahas veprimtarisë kërkimore, Besforti ka mbetur i përkushtuar ndaj zhvillimit të matematikës në Kosovë. Si lider i ekipit të Kosovës në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare (IMO) dhe si bashkëpunëtor e kontribues i jashtëzakonshëm në Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës, ai ka dhënë një kontribut të çmuar në përgatitjen, mbështetjen dhe frymëzimin e matematikanëve të rinj”.

“Për shoqatën tonë, ky sukses është edhe një rast për të shprehur mirënjohjen për profesionalizmin, kohën dhe përkushtimin që Besforti i ka kushtuar ndër vite komunitetit matematik të Kosovës”, thuhet në njoftim.