Bedri Statovci, profesori universitar që punon edhe si kamarier: Puna e ndershme nderon njeriun



nder titull

- Advertisement5 -

Profesori universitar Bedri Statovci ka përcjellë një mesazh të fortë për dinjitetin e punës, duke treguar se, krahas angazhimit të tij në universitet, punon edhe si kamarier në një lokal, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ai thotë se nuk e sheh këtë si diçka për t’u fshehur, por si një punë të ndershme me të cilën krenohet, duke theksuar se vlera e një njeriu nuk përcaktohet nga profesioni që ushtron, por nga karakteri dhe kontributi i tij.

- Advertisement - M1

Në një postim të bërë publik, Statovci ka theksuar se gjatë muajit qershor ka pasur kënaqësinë t’i shërbejë edhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke shtuar se ndër vite u ka shërbyer pothuajse të gjithë presidentëve dhe kryeministrave të vendit, si dhe personaliteteve të shumta vendore e ndërkombëtare.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të profesorit Bedri Statovci:

Më poshtë gjeni postimin e plotë të profesorit Bedri Statovci:

- Advertisement - m2

DJE NË PIANNO

Për miqtë që komentuan foton time me Kryeministrin që sherbeva me krenari dhe do shebej gjithmonë.

Nuk është hera parë që sherbeva kryeministrin kam sherbyer pothuaj që të gjithë presidentet e kryeministrat e vendit tim të bekuar KOSOVËS 🇽🇰 dhe plot personalitete botrore dhe plotë njerzë të shtresave dhe gjeneratave të ndryshme.

Nuk më nënçmon asnjë punë e ndershme. Profesor kam qenë dje, jam sot dhe do të jem nesër. Titujt fitohen me dije e punë, ndërsa dinjiteti ruhet me karakter.

Nëse kjo foto dëshmon diçka, atëherë dëshmon se puna e ndershme e nderon njeriun, pavarësisht pozitës që ka apo profesionit që ushtron.

Nuk më nënçmon puna e ndershme. Më shqetëson vetëm një shoqëri që shpesh vlerëson më shumë pozitën sesa dijen, karakterin dhe kontributin.

Kryeministër ju befët mirë.

Më kenaqësi ju sherbu:

Prof.Dr. Bedri Statovci