Bashkatdhetari nga Presheva dhuron 50 laptopë dhe 16 monitorë për shkollën “Abdullah Krashnica”



nder titull

- Advertisement5 -

Një bashkatdhetar nga Presheva, i cili jeton dhe punon përkohësisht në Zvicër, ka kontribuar në pajisjen teknologjike të shkollës  “Abdullah Krashnica”, duke dhuruar 50 laptopë dhe 16 monitorë për nevojat e shkollës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në ambientet e shkollës, drejtori Muhamet Mustafa ka pritur donatorin Lulzim Raqipi, të cilit i janë dorëzuar mirënjohje në emër të kolektivit të shkollës, në shenjë falënderimi për kontributin e tij.

- Advertisement - M1

Sipas njoftimit të shkollës, donacioni ishte bërë në muajin prill të këtij viti dhe ka për qëllim të ndihmojë në krijimin e kushteve më të mira për punë dhe mësim, si dhe në avancimin e përdorimit të teknologjisë në procesin arsimor.

Drejtori i shkollës, në emër të kolektivit dhe nxënësve, ka shprehur mirënjohjen për kontributin e Raqipit, ndërsa gjatë takimit është diskutuar edhe mundësia e vazhdimit të bashkëpunimit në të ardhmen mes shkollës dhe donatorit.

Kontributet e bashkatdhetarëve në mbështetje të institucioneve arsimore mbeten një ndihmesë e rëndësishme për përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin e mëtejshëm të shkollave.

- Advertisement - m2