“Banka të shkatërruara, dyer të thyera”- kjo është gjendja e shkollës në Gërmovë të Vitisë



nder titull

- Advertisement5 -

Banka të dëmtuara, dyer të thyera e mure të çara – kjo është gjendja në të cilën ndodhet shkolla “Mirali Sejdiu” në Gërmovë të Vitisë.

- paragrafi 1 -

Pamjet janë dërguar në redaksinë e Klankosova.tv nga një lexuese, e cila ka shprehur shqetësimin për kushtet në këtë shkollë.

- Advertisement - M1

Ajo tha se për gjendjen e objektit janë ankuar edhe prindërit, por edhe vetë stafi i mësimdhënësve.

Sipas saj, këto ankesa deri më tani nuk janë marrë parasysh nga Drejtoria e Arsimit në Viti.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet:

- Advertisement - m2

https://www.facebook.com/share/r/19TnEqmKYT/