Aurora Merxhani: Mësuesi, individi që merr shumë role



nder titull

- Advertisement5 -

MËSUESI,INDIVIDI QË MERR SHUMË ROLE

- paragrafi 1 -

Pas shumë vitesh në mësimdhënie, kam kuptuar se fëmijët nuk kanë nevojë vetëm për një mësues që u mëson.

- Advertisement - M1

Kanë nevojë për një mësues që i ndien.

Që korrigjon pa lënduar.
Që qorton pa poshtëruar.
Që sheh përtej gabimit dhe pyet: “Çfarë ka ky fëmijë?”

Mësuesi duhet të jetë pak prind: të japë dije, por edhe siguri; të vendosë kufij, por edhe të japë dashuri.

- Advertisement - m2

Sepse një ditë fëmijët do të largohen nga bankat tona dhe shumë mësime do t’i harrojnë.

Por nuk do ta harrojnë kurrë mësuesin që u tha:
“Mësuesja të do shumë”
“Unë besoj te ti.”

Sepse mësuesi i vërtetë nuk lë gjurmë vetëm në mendje.

Lë gjurmë në zemër.

Autorja është mësuese në shkollën “Qazim Pali” ,Borsh