Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA



nder titull

- Advertisement5 -

Astronomja shqiptare Pranvera Hyseni ka përfaqësuar Kosovën në konferencën SEPA 2026, një ngjarje që mbledh profesionistë të planetariumeve nga Shtetet e Bashkuara.

- paragrafi 1 -

Hyseni ishte e ftuar në Tellus Science Museum në Georgia, ku mbajti fjalimin qendror të mbrëmjes gala para një audience të përbërë nga profesionistë të fushës së planetariumeve.

- Advertisement - M1

Në fjalimin e saj, ajo prezantoi rrugëtimin e një ideje që dikur dukej e largët për Kosovën – krijimin e planetariumit dhe observatorit të parë në vend.

Projekti, i udhëhequr nga Hyseni përmes punës së saj në Astronomy Outreach of Kosovo, tashmë është bërë realitet në Shtime, duke krijuar një hapësirë të re për edukimin dhe promovimin e astronomisë në Kosovë.

“Me ju tregu qysh një ide që dikur dukej shumë larg për një vend si Kosova, përfundoi duke u bë planetariumi dhe observatori i parë në vend. Sinqerisht, nuk ka krenari më t’madhe!”, ka shkruar Hyseni pas pjesëmarrjes në konferencë.

- Advertisement - m2

Përmes punës së saj, Hyseni vazhdon ta prezantojë Kosovën në skenën ndërkombëtare të astronomisë, duke e kthyer pasionin për universin në projekte konkrete për brezat e rinj. /Albinfo.ch