Arlinda dhe Arlind Basha, motër dhe vëlla nga Vraniqi specializantë të mjekësisë



nder titull

- Advertisement5 -

MOTËR DHE VËLLA SPECIALIZANTË TË MJEKËSISË 👩‍⚕️👨‍⚕️

- paragrafi 1 -

Me shumë respekt dhe krenari, sot prezantojmë dy bashkëfshatarët tanë nga Vraniqi, Dr.Arlinda Isuf Basha dhe Dr.Arlind Isuf Basha, vëlla e motër, të cilët janë specializantë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ata po ndërtojnë një rrugëtim të jashtëzakonshëm në fushën e mjekësisë. Të rritur në një familje të respektuar, me vlera të larta njerëzore dhe edukatë, sot janë shembull i përkushtimit, punës dhe suksesit.

- Advertisement - M1

Dr.Arlinda është specializante në drejtimin Neurokirurgji, një nga degët më sfiduese të mjekësisë. Me punë të palodhshme dhe rezultate të shkëlqyera, ajo është në prag të përfundimit të vitit të gjashtë të specializimit, të cilin e ka ndjekur me ritëm të jashtëzakonshëm dhe në kohë rekord. Shumë shpejt pritet të marrë titullin Specialiste e Neurokirurgjisë, një arritje që është krenari jo vetëm për familjen e saj, por edhe për gjithë fshatin tonë.

Përkushtimi i Dr.Arlindës ndaj profesionit është dëshmuar edhe përmes avancimit të saj në qendra të njohura ndërkombëtare. Gjatë specializimit, ajo ka zhvilluar pjesë të formimit profesional në “Gazi University” në Ankara të Turqisë (2023) dhe në “Inselspital – University Hospital of Bern” në Bern të Zvicrës (2024), duke fituar përvojë dhe njohuri në institucione të njohura botërore.

Nga ana tjetër, Dr.Arlindi është specializant në Kirurgji Vaskulare. Edhe ai po dëshmon çdo ditë përkushtim të madh dhe rezultate shumë të mira në rrugëtimin e tij profesional. Përveç punës së përditshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Arlindi merr pjesë vazhdimisht në trajnime dhe edukime profesionale, duke zgjeruar njohuritë dhe aftësitë e tij në këtë fushë shumë të rëndësishme të mjekësisë. Me seriozitetin dhe përkushtimin që e karakterizon, ai po ecën me hapa të sigurt drejt suksesit, ashtu si motra e tij.

- Advertisement - m2

Ajo që i bën Arlindën dhe Arlindin edhe më të veçantë nuk janë vetëm sukseset profesionale, por edhe humanizmi, modestia dhe respekti që tregojnë ndaj pacientëve dhe bashkëfshatarëve të tyre. Ata janë shembulli më i mirë se puna, përkushtimi dhe arsimi janë çelësi i suksesit. Janë frymëzim dhe motivim për rininë tonë.

Shoqata Vraniqi ndihet jashtëzakonisht krenare që ka kuadro të tillë në mesin e saj. Arlinda dhe Arlindi janë shembull i denjë se si duhet të përfaqësohet vendlindja me punë, dije dhe humanizëm.

Ju urojmë shëndet, suksese edhe më të mëdha dhe shumë arritje në rrugën tuaj profesionale.

757909182 875762665293698 2544539923928720700 n