Arlind Kukalaj nga Deçani diplomon në Universitetin e Bazelit



nder titull

- Advertisement5 -

Arlind Kukalaj nga Deçani, i cili jeton dhe punon në Kantonin Basel-Landschaft të Zvicrës, ka arritur një sukses të dyfishtë, është diplomuar në Universitetin e Bazelit, ndërsa paralelisht ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në sektorin bankar zviceran, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Arlindi ka përfunduar me sukses studimet për Bachelor of Science në Ekonomi të Biznesit (Betriebsökonomie) në Universitetin FHNW e Bazelit.

- Advertisement - M1

Arritja e tij bëhet edhe më mbresëlënëse duke pasur parasysh se studimet i ka ndjekur në modelin paralel me punën (berufsbegleitend). Gjatë gjithë kësaj periudhe, ai ka qenë i punësuar aktivisht në një bankë të njohur zvicerane, duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe aftësi për të harmonizuar kërkesat e studimeve universitare me përgjegjësitë profesionale.

825312590 1127472333182804 3289202640893203525 n

Ky është një shembull shumë i mirë i gërshetimit të teorisë akademike me praktikën profesionale, ku njohuritë e fituara gjatë studimeve mund të aplikohen drejtpërdrejt në sektorin financiar dhe në tregun e punës.

- Advertisement - m2

825312586 955481780354049 4108380482767342965 n

Suksesi i Arlindit është edhe një dëshmi se të rinjtë tanë në diasporë po arrijnë rezultate të jashtëzakonshme, duke ndërtuar me punë, dije dhe përkushtim rrugën e tyre profesionale.

Arritje të tilla na bëjnë krenarë si familjarë, si bashkëvendës dhe, mbi të gjitha, si shqiptarë nga Kosova.

825312650 1809401047077893 142449097393590297 n

Urime Arlindit për këtë arritje dhe shumë suksese të tjera në rrugëtimin e tij profesional! / AlbanianEducation.net