Arian Jetullahu ka përfunduar me sukses studimet në drejtimin Mjekësi e Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, duke u diplomuar zyrtarisht si doktor i mjekësisë.
Ky moment shënon kurorëzimin e viteve të përkushtimit dhe punës së tij akademike, duke e bërë atë një nga doktorët më të rinj nga Vushtrria.
Diplomimi i Jetullahut përbën një arritje të rëndësishme jo vetëm për të dhe familjen e tij, por edhe një lajm të mirë për qytetin e Vushtrrisë, i cili pasurohet me një kuadër të ri në fushën e shëndetësisë.

/Marrë nga Vushtrria Online