Një ditë ndryshe për nxënësit e “Shkolla e Gjelbër” në Prishtinë, ku mësimi u shoqërua me lojë, bashkëpunim dhe kureshtje.
Në ambientet e shkollës u zhvillua një aktivitet edukativ organizuar nga media për arsim AlbanianEducation bashkë me ekipin e HyperActive, i cili u dha nxënësve mundësinë të mësojnë përmes një qasjeje më argëtuese dhe interaktive.
Gjatë aktivitetit, nxënësit u përfshinë në lojëra dhe punë në grupe, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, duke shkëmbyer ide dhe duke ndarë njohuritë e tyre.
Në fokus të aktiviteteve ishin temat “Shkolla, Kafshët dhe Natyra”, përmes të cilave nxënësit u nxitën të mendojnë, të komunikojnë dhe të kontribuojnë me atë që dinë.
Përveç njohurive të reja, aktiviteti krijoi edhe një atmosferë të veçantë në klasë, ku nxënësit patën mundësi të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të zhvillojnë frymën e bashkëpunimit.
Aktivitete të tilla e bëjnë procesin mësimor më tërheqës për nxënësit, duke e kthyer të nxënit në një përvojë ku ndërthuren dija, loja dhe bashkëpunimi.








*Aktiviteti është realizuar me miratim nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë ndërsa fotografitë e nxënësve janë realizuar me pëlqimin e prindërve dhe në koordinim me drejtorinë e shkollës, duke respektuar rregullat për mbrojtjen dhe privatësinë e fëmijëve.