Ardita Ukshini kritika Drejtorisë së Arsimit në Gjilan: Prindërit po mbledhin para për të blerë perde në shkollë



nder titull

- Advertisement5 -

Asambleistja e Aleancës, Ardita Ukshini, ka kritikuar Drejtorinë e Arsimit në Gjilan, për kushtet në të cilat po mësojnë nxënësit.

- paragrafi 1 -

Ajo ka thënë se në disa raste prindërit po detyrohen të mbledhin para për të siguruar edhe gjëra bazike, si perdet në shkolla.

- Advertisement - M1

Postimi i saj i plotë:

Pamjet “faktike” që i paska publikuar Drejtoria e Arsimit janë vërtet për të ardhur keq. Sepse ajo që po shohim në realitet është krejt tjetër.

Që dje e sot, prindër të zhgënjyer më kanë shkruar dhe më kanë dërguar foto të kushteve ku mësojnë fëmijët e tyre. Nuk po i publikoj për shkak të privatësisë.

- Advertisement - m2

E tani, kulmi: prindërit po mbledhin para për të blerë perde në shkollë. Përgjegjësitë tuaja po i kryejnë prindërit.
Institucionet duhet të sigurojnë kushtet, jo prindërit të mbulojnë dështimet e tyre.

Mos u merrni me propagandë e arsyetime, por me punë! Për atë e keni marrë mandatin.