Arbëreshë Krasniqi uron vitin e ri shkollor: Suksese nxënësve dhe punë të mbarë mësimdhënësve



nder titull

- Advertisement5 -

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi ka përcjellë urime për menaxherët e shkollave, mësimdhënësit dhe nxënësit, duke theksuar rëndësinë e një fillimi të mbarë të procesit mësimor.

- paragrafi 1 -

Krasniqi ka bërë të ditur se viti i ri shkollor do të nisë me orën e parë të kushtuar temës “Liria ka Emër”, si një mesazh për vlerën e lirisë dhe sakrificën mbi të cilën është ndërtuar ajo.

- Advertisement - M1

“Le të jetë kjo orë e parë një mesazh i fuqishëm për brezat tanë: ta njohim, ta çmojmë dhe ta ruajmë gjithmonë lirinë”, ka shkruar Krasniqi.

Ajo ka uruar që viti i ri shkollor të jetë i mbarë dhe i suksesshëm, ndërsa ka shprehur urimet e saj për nxënësit dhe mësimdhënësit.

“Suksese nxënësve tanë dhe punë të mbarë mësimdhënësve! Gëzuar dhe urime viti i ri shkollor!”, ka përfunduar Krasniqi.