Almiri dhe Albesa Kurtulaj shkëlqejnë në NEO Grand Final, kthehen në Kosovë me medalje ari dhe argjendi
Dy të rinjtë nga Deçani, Almiri dhe Albesa Kurtulaj, kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në garën prestigjioze ndërkombëtare NEO Grand Final, duke fituar medalje në disa disiplina dhe duke përfaqësuar me dinjitet Kosovën.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Almiri dhe Albesa u vlerësuan për rezultatet e tyre në DIY Challenge, matematikë dhe shkencë, duke dëshmuar talentin, përkushtimin dhe nivelin e lartë të përgatitjes së të rinjve kosovarë.

Pjesë e delegacionit të Kosovës, të organizuar nga Kosova Global Talent Center, ata po kthehen nga kjo garë ndërkombëtare me medalje, duke i shtuar edhe një tjetër sukses përfaqësimit të vendit në arenën ndërkombëtare.
Almiri dhe Albesa Kurtulaj u shpërblyen me këto rezultate:
🥇 Medalje e artë në DIY Challenge
🥈 Medalje e argjendtë në Matematikë
🥈 Medalje e argjendtë në Kimi/Shkenca Natyrore
Suksesi i tyre është një dëshmi e punës së palodhur, përkushtimit dhe potencialit të jashtëzakonshëm të të rinjve nga Kosova, të cilët vazhdojnë të përfaqësojnë vendin me rezultate të larta në garat ndërkombëtare.
Urime Almirit, Albesës dhe gjithë ekipit të Kosovës për këtë arritje të rëndësishme dhe përfaqësim dinjitoz në NEO Grand Final.