IAAP “Skënder Luarasi” ka pasuruar hapësirat e saj mësimore me 20 tastiera shqipe, të dhuruara nga Urim Qovanaj, CEO dhe themelues i AlbaType.
Kjo dhuratë synon t’u mundësojë nxënësve përdorimin më të lehtë të teknologjisë në gjuhën shqipe, duke ndërthurur zhvillimin e aftësive digjitale me promovimin e gjuhës dhe identitetit shqiptar në hapësirat online.
Nga IAAP “Skënder Luarasi” kanë shprehur mirënjohje për këtë kontribut, duke e vlerësuar dhurimin si një mbështetje të rëndësishme për nxënësit dhe edukimin e tyre teknologjik.
“Një dhuratë e çmuar që sjell teknologjinë më afër nxënësve tanë, duke promovuar njëkohësisht gjuhën shqipe dhe identitetin tonë në botën digjitale”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Shkolla ka falënderuar veçanërisht Urim Qovanajn dhe AlbaType për mbështetjen dhe kontributin ndaj të rinjve.