Agnesa Berisha renditet e treta në Gjermani në konkursin prestigjioz “Jugend forscht”



nder titull

- Advertisement5 -

Agnesa Berisha, së bashku me ekipin e saj, ka arritur vendin e tretë në nivel kombëtar në konkursin prestigjioz gjerman për të rinj “Jugend forscht”.

- paragrafi 1 -

Agnesa, së bashku me Zoé Leider dhe Enie Knospe nga Winckelmann-Gymnasium Stendal, u vlerësuan për projektin “Siguri më e mirë në punë dhe ergonomi në gastronomi përmes enëve inovative të gatimit” (Bessere Arbeitssicherheit und Ergonomie in der Gastronomie durch innovatives Kochgeschirr).

- Advertisement - M1

Fituesit e konkursit janë pritur edhe nga kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e ka mirëpritur Agnesa Berishën në Ambasadën e Kosovës në Berlin, duke e uruar për këtë arritje dhe për sukseset e saj të mëtejshme. Ajeti ka vlerësuar rezultatet e Agnesës dhe ekipit të saj, duke theksuar rëndësinë e këtyre arritjeve për të rinjtë shqiptarë në diasporë.

Arritja e Agnesës dhe ekipit të saj përfaqëson një rezultat të rëndësishëm në një nga konkurset e njohura shkencore për të rinj në Gjermani, duke vënë në pah punën, kreativitetin dhe qasjen inovative të tyre./Albinfo.ch