Afati i dytë i Provimit të Maturës: 18 nxënës u përjashtuan për shkak të posedimit të telefonit



nder titull

- Advertisement5 -

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar afatin e dytë të Provimit të Maturës Shtetërore, sot, më 29.08.2026.

- paragrafi 1 -

Sipas Ministrisë, provimi është organizuar në 55 qendra të testimit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

- Advertisement - M1

Rreth 4 mijë e 967 nxënës i janë nënshtruar provimit dhe në mesin e tyre 18 janë përjashtuar nga provimi për shkak të posedimit të telefonit, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për mbarëvajtjen dhe administrimin e provimit.

“Për këtë afat, përmes platformës eKosova kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit të aplikimeve, janë aprovuar 4,967 prej tyre. Procesi i testimit ka filluar në orën 10:00 sipas planifikimit dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës Shtetërore.” – thuhet në njoftimin e datës 29.08.2026.

Një javë më parë, më 20.08.2026, Ministria e Arsimit njoftoi se rreth 1 mijë nxënës që kishin të drejtë t’i nënshtrohen provimit nuk aplikuan deri në mbylljen e afatit.

- Advertisement - m2

13 mijë e 318 nxënës e kaluan Provimin e Maturës në afatin e parë të mbajtur më 20.06.2026, që përfaqëson një shkallë kalueshmërie prej 71.15%. Ndërsa provimit iu nënshtruan gjithsej 18,764 maturantë.

Rezultatet në nivel vendi të provimit të Maturës të cilat i siguroi KALLXO.com treguan se maturantët kanë arritur performancën më të mirë në Sociologji, me një mesatare prej 66.51%, e ndjekur nga Gjuha Angleze me 65.01% dhe Biologjia me 61.40%.

“Në anën tjetër, rezultatet më të ulëta janë regjistruar në Matematikë me 31.83%, Kimi me 32.29% dhe Fizikë me 34.92%.” – kanë thënë nga Ministria e Arsimit.