Adelina Emini nis punën si profesoreshë në Fakultetin e Ekonomisë në UP



nder titull

- Advertisement5 -

Adelina Emini ka nisur sot angazhimin e saj të ri profesional si profesoreshë në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, shkruan AlbanianEducation.net

- paragrafi 1 -

Ajo përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se fillimi i vitit të ri akademik shënon për të edhe nisjen e një kapitulli të ri në karrierën profesionale.

- Advertisement - M1

Ajo ka shprehur kënaqësinë për mundësinë që të kontribuojë në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja, duke theksuar se këtë përgjegjësi e sheh edhe si një mundësi për të ndarë me studentët dijen dhe përvojën e saj.

“Një vit i ri akademik. Një kapitull i ri. Një përgjegjësi e re”, ka shkruar Emini.

Me rastin e nisjes së punës, ajo u ka uruar studentëve kuriozitet për të mësuar, guxim për të sfiduar veten dhe sukses në çdo hap të rrugëtimit të tyre akademik.

- Advertisement - m2